Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Presidenti i Iranit thotë se në këtë vend janë 25 milionë të infektuar me COVID-19

Presidenti i Iranit, Hasssan Rouhani ka thënë të shtunën se 25 milionë iranianë janë të infektuar me COVID-19 dhe se 35 milionë të tjerë janë të rrezikuar për infektim.

Shifrat e paraqitura nga Rouhani, sipas tij, janë të bazuara na raportin e ri të Ministrisë së Shëndetësisë. Zyrtarisht në Iran të prekur nga koronavirusi janë 269 mijë persona.

Në një fjalim televiziv presidenti Rouhani nuk i është adresuar mospërputhjes së shifrave.

Irani ka popullsi prej më shumë se 80 milionë. Është vendi më i goditur nga koronavirusi në Lindjen e Mesme.

“Vlerësimi ynë është që deri më tani 25 milionë iranianë janë infektuar me këtë virus dhe rreth 14 mijë persona kanë humbur jetën e tyre”, ka thënë Rouhani në një fjalim. Fjalimi i tij është përcjellë nga mediat më të mëdha botërore.

Edhe Irani regjistron numrin më të lartë ditor të të vdekurve me COVID-19 Botë Irani regjistron numrin më të lartë ditor të të vdekurve me COVID-19

“Ka mundësi që në mes 30 deri në 35 milionë të tjerë janë në rrezik. Në përgjithësi më shumë se 200 mijë persona janë hospitalizuar”, ka theksuar presidenti iranian.

Ministria e Shëndetësisë të premten kishte deklaruar se afro 14 mijë persona kanë vdekur nga COVID-19.