Çdo dy minuta një person vdes nga koronavirusi në Iran, kanë bërë të ditur autoritetet iraniane. Vendi regjistroi ditë më parë 588 të vdekur nga koronavirusi, derisa qeveria është ankuar për mosrespektim të masave anti-COVID dhe mungesë të shtretërve të lirë nëpër spitale.
“Çdo dy sekonda një person infektohet në Iran me COVID-19 dhe pothuajse çdo dy minuta vdes një person”, ka raportuar televizioni shtetëror.
Qytetarët po ankohen edhe për procesin e ngadalë të vaksinimit, ku deri më tani raportohet se është vaksinuar vetëm 4 për qind e popullatës, raporton Reuters.
Irani deri më tani ka regjistruar 97,208 persona të vdekur dhe mbi 4 milionë të infektuar.
Artikuj të ngjashëm
-
Irani regjistron numrin më të lartë ditor të të vdekurve me COVID-19
-
Irani shënon rekord me numrin e të vdekurve nga COVID-19
-
Të paktën 430 persona janë vrarë në Iran që nga fillimi i konfliktit, njoftojnë autoritetet
-
Një i vdekur e 379 të infektuar me COVID-19 në Shqipëri të premten
-
Një i vdekur nga koronavirusi në Shqipëri të hënën