Një gjykatë në Irak të dielën ka dënuar me vdekje një grua gjermane me prejardhje arabe për shkak se iu bashkua Shtetit Islamik, ka thënë një zëdhënës i Gjykatës Penale në Bagdad.
Gruaja u kap nga forcat irakiane gjatë betejës për Mosulin vitin e kaluar, tha zëdhënësi, duke mos pranuar të bëjë publik emrin e saj, raporton Reuters.
Ajo është gruaja e parë e huaj që dënohet me vdekje në Irak për shkak të bashkimit me ISIS-in, transmeton Koha.net.
Ajo ka të drejtë të apelojë vendimin, tha zëdhënësi.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy evropianë dënohen në Irak me burgim të përjetshëm për anëtarësim në ISIS
-
Iraku dënon me vdekje 300 pjesëtarë të ISIS-it
-
Iraku dënon me vdekje 16 turq që i bashkuan Shtetit Islamik
-
Gjermania arreston irakianin që dyshohet se kreu krime lufte me ISIS-in
-
Gjermania dënon gruan që mbajti si skllave një vajzë në Irak