Një gjykatë në Irak ka dënuar të hënën një burrë francez dhe një grua gjermane me burgim të përjetshëm për shkak të anëtarësimit në grupin ekstremist, Shteti Islamik (ISIS).
Lahcen Gueboudj, 58 vjeçar dhe gruaja gjermane e identifikuar vetëm si Nadia, janë dënuar ndaras në Gjykatën Penale në Bagdad ka njoftuar AFP.
Nëna e Nadias, një grua gjermane me orgjinë marokene, është dënuar me vdekje në muajin janar për anëtarësim në ISIS, mirëpo më pas ndëshkimi është ndryshuar në dënim me burgim të përjetshëm që në Irak është 20 vjet, transmeton REL.
Avokati i Nadias ka theksuar se ajo ka qenë e mitur në kohën kur është martuar me një ekstremist të ISIS-it në Siri dhe se “një gjë e tillë nuk është bërë me vetëdije të plotë”.
I pandehuri francez ka mohuar akuzat gjatë marrjes në pyetje.
“Kam nënshkruar në arabisht pa e ditur se çfarë ka qenë e shkruar”, ka thënë Gueboudj.
Edhe
Francezja që luftoi për ISIS, dënohet me burg të përjetshëm
“Nuk do të largohesha kurrë nga Franca nëse djali im, Nabil, 25 vjeçar nuk do të nisej në Siri”, ka thënë ai në gjuhën franceze.
“Unë synoja që ta bindi atë për t’u kthyer me ne në Francë”, ka shtuar ai.
Shtetasi francez ka udhëtuar me gruan e tij dhe fëmijët në Turqi, para se të hynte në Siri dhe më pas është arrestuar në Irak.