Një gjykatë irakiane dënoi francezen Melina Bugedir me burg të përjetshëm si pjesëtare e grupit terrorist të Shtetit Islam.
Bugedir (28) fillimisht ishte dënuar me gjashtë muaj burg për hyrje ilegale në vend, por gjykata ashpërsoi dënimin pas gjetjes së fakteve të reja, në mesin e të cilave edhe fotografi të burrit të saj, francez, me ekstremistë të Shtetit Islam.
Ajo u arrestua muajin e kaluar në Mosul dhe doli para gjyqit me vajzën dyvjeçare, dhe kishte tre avokatë, transmeton KosovaPress.
Ministri i Punëve të Jashtme të Francës, Jean-Yves Drian, deklaroi javën e kaluar se Bugedir kishte luftuar në Mosul si “terroriste e Shtetit Islam” kundër njësive irakiane dhe kjo është arsyeja pse ajo po gjykohet në Irak.
Deklarata e tij shkaktoi zemërimin e avokatëve të francezes, të cilët kritikuan Le Drian për shkak të shkeljes së supozimit të pafajësisë.
Ndryshe, pala e akuzuar ka të drejtën e ankesës ndaj vendimit.
-
Dy evropianë dënohen në Irak me burgim të përjetshëm për anëtarësim në ISIS
-
SHBA-ja dënon me burgim të përjetshëm shtetasin e Kosovës që iu bashkua ISIS-it
-
Një gjermane që ishte pjesë e IS-it dënohet me pesë vjet burgim
-
Irak, dy shtetas francezë dënohen me vdekje shkaku i ISIS-it
-
Tre francezë dënohen me vdekje si pjesë e ISIS-it