Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjermania arreston irakianin që dyshohet se kreu krime lufte me ISIS-in

Autoritetet gjermane kanë arrestuar një irakian të akuzuar për përfshirje në vrasjen e të burgosurve dhe amputimin e dorës së një personi në vendin e tij duke qenë pjesë e grupit të Shtetit Islamik.

Ai akuzohet për pjesëmarrje në organizatë terroriste të huaj dhe në krime lufte.

Prokurorët thanë se ai iu bashku IS-it më 2014 dhe mori pjesë dy herë në “ndëshkimet publike” të grupit ekstremist. Në një rast, ai u përfshi në ekzekutimin e gjashtë të burgosurve. Në një rast tjetër akuzohet se në emër të sigurisë i amputoi dorën një hajduti të pretenduar, thanë prokurorët.

Ai dhe pjesëtarë të tjerë të IS-it thuhet se morën një të burgosur dhe e rrahën për t’i marrë informacione, raportoi AP.

Ai po pret dënimin ndërsa është në mbajtje.