Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Inteligjenca ukrainase zbulon një rrjet spiunazhi hungarez, arreston dy ish-ushtarakë ukrainas

ukraine

Foto: Arkiv

Foto: Associated Press

Agjencia kryesore e sigurisë në Ukrainë ka njoftuar të premten se ka arrestuar dy persona nën dyshimin për spiunazh në favor të Hungarisë. Sipas inteligjencës ata ishin duke mbledhur informacione për ushtrinë ukrainase në pjesën perëndimore të vendit, ka raportuar AP.

Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës ka deklaruar se dy të dyshuarit, ish-anëtarë të forcave të armatosura të Ukrainës, janë ndaluar dhe përballen me akuza për tradhti ndaj shtetit, vepër penale që dënohet me burgim të përjetshëm.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas AP-së, aktivitetet e tyre të dyshuara ishin të përqendruara në rajonin e Zakarpattias në Ukrainën perëndimore, që kufizohet me Hungarinë dhe është pjesë e banuar nga një pakicë e konsiderueshme etnike hungareze.

Në deklaratë thuhet se kjo është hera e parë në historinë e Ukrainës që zbulohet një operacion spiunazhi nga Hungaria.