Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Inflacioni në eurozonë nën nivelin e pritur

Bruksel, 31 tetor – Rritja ekonomike në eurozonë vazhdon të mbetet e qëndrueshme në tremujorin e tretë, por në një nivel të ulët me 0,2 %, sipas vlerësimeve të para të Zyrës Europiane të Statistikave, Eurostat, shenjë kjo e një amullie ekonomike në Europë.

Një tjetër motiv shqetësimi është edhe norma e inflacionit, që u ngadalësua në 0,7 % në tetor, shumë poshtë objektivit të Bankës Qendrore Europiane, e cila synon një nivel pak më poshtë se 2 %.

Mosmarrëveshjet tregtare, si edhe pasiguria e Brexitit, prej disa muajsh kanë pasur një ndikim në aktivitetin ekonomik, veçanërisht mbi fuqitë eksportuese siç është Gjermania, industria prodhuese e së cilës po hyn në një fazë recesioni/AFP.