Norma e inflacionit ka arritur një nivel të ri në 40 vjet në Britani të Madhe, duke rritur edhe më shumë koston e jetesës, shkruan Sky News.
Inflacioni i çmimeve të konsumit në Britani arriti normë vjetore prej 9.4% në qershor, nga 9.1% sa ishte në maj, tha Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS).
Kjo do të thotë se Britania kishte normën më të lartë të inflacionit në qershor midis G7-s - Kanadaja dhe Japonia nuk kanë raportuar ende të dhënat e qershorit, por asnjëra nuk ka të ngjarë të afrohet me rritjen e çmimeve të Britanisë.
ONS shtoi se shifra e inflacionit të qershorit ishte pjesërisht për shkak të një rritjeje prej 42% nga viti në vit të çmimeve të benzinës dhe një rritje prej gati 10% të çmimeve të ushqimeve.
Çmimet e paguara nga fabrikat për materialet dhe energjinë ishin 24% më të larta në qershor se një vit më parë - rritja më e madhe që nga fillimi i regjistrimeve më 1985.
-
Inflacioni arrin nivelin më të lartë në 40 vjetët e fundit në Britani
-
Inflacioni në Britani bie në nivelin më të ulët në tre vjet
-
Inflacioni arrin rekord 40-vjeçar në SHBA
-
Inflacioni në SHBA arrin në pikën më të lartë në katër dekadat e fundit
-
Britania përballet me rritje rekorde të çmimit të rrymës