Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Infermierja në Gjermani dyshohet se u dha 8600 qytetarëve ujë me kripë në vend të vaksinës

Autoritetet në Gjermaninë veriore kanë apeluar te mijëra njerëz që të marrin një tjetër dozë të vaksinës kundër COVID-19 pasi një hetim policor ka gjetur se një infermiere e Kryqit të Kuq i ka injektuar ata me tretje të kripës.

Infermierja dyshohet se i ka injektuar njerëzit me këtë tretje në vend të dozës origjinale në një qendër vaksinimi në Friesland – zonë rurale në veri – në fillim të pranverës.

“Jam thellë i shokuar nga kjo ngjarje”, ka thënë Sven Ambrosy, asamblist lokal, në Facebook pasi autoritetet u bënë thirrje 8600 qytetarëve që mund të kenë marrë tretjen e jo vaksinën.

Përderisa kjo tretje është e parrezikshme, njerëzit, që janë vaksinuar në Gjermani në muajt mars dhe prill, kur dyshohet se ndodhi gabimi, janë të moshuar dhe në rrezik të madh për t’u prekur me COVID.

Hetuesi policor, Peter Beer, ka thënë se bazuar në deklaratat e dëshmitarëve ka pasur “dyshime të arsyeshme për rrezik”.

Motivi i infermieres nuk është bërë i qartë, por është raportuar se ajo ka pasur qëndrime skeptike për vaksinat.