Policia në Itali arrestoi një infermier mbi akuzat se ka mashtruar se ka dhënë vaksina anti-COVID për të paktën 45 persona, ashtu që të merrnin certifikatën shëndetësore, duke hedhur vaksinat në mbeturina dhe duke u vënë fasha “pacientëve” të tij që askush të mos dyshonte.
Policia në Ancona, ka vënë në arrest shtëpiak edhe katër bashkëpunëtorë duke i akuzuar se gjetën persona që janë kundër vaksinës të cilët ishin të gatshëm të paguanin për pasaportë mjekësore se sa të merrnin dozat. 45 personat që dyshohen se morën pasaportat si pjesë e mashtrimit, janë nën hetim, raporton AP.
Policia filmoi infermierin në punë, ku ai derdhte përmbajtjen në koshin e mbeturinave ndërsa bënte sikur ua injektonte pacientëve në krah. Më pas u vendoste edhe fashën.
Të dyshuarit akuzohen për korrupsion, falsifikim të informacioneve dhe përvetësim.
-
Publikohen pamjet e infermierit italian që jepte vaksina në fashë
-
Infermierja amerikane akuzohet se ka bërë karta false të vaksinimit anti-COVID
-
Italiani kapet duke përdorur krah të rremë teksa vaksinohet kundër COVID-19
-
Arrestohen tre persona në Egjipt, dyshohet se hodhën mijëra vaksina anti-COVID
-
Arrestohet një person për falsifikim të dëshmive për vaksinim