Policia e Kosovës ka arrestuar sot personin me iniciale B.M. lidhur me dyshimet se i njëjti merret me veprimtari të kundërligjshme të pajisjes me dëshmi-pasaportë të vaksinimit COVID-19 të Serbisë, pa u vaksinuar fare.
KOHA merr vesh se bëhet fjalë për të dyshuarin Burim Morina i cili kundrejt një pagese prej 500 eurosh ka mundësuar pajisjen me dëshmi-pasaportë të vaksinimit antiCOVID-19 pa u vaksinuar fare, duke i futur të dhënat e personave edhe në sistemin e vaksinimit të Serbisë.
Me këto veprime B.M., dyshohet se ka kryer veprën penale falsifikim i dokumenteve.
Ndaj të dyshuarit pas intervistimit, Prokurori i Shtetit nga Prokuroria kompetente ka nxjerrë aktvendim mbi ndalimin e tij për 48 orë, për procedura të mëtejme.
-
Arrestohet një shtetas serb, i dyshuar për mashtrim me një pronë në Prishtinë
-
Mashtrimi milionësh me prona në Prishtinës, arrestohet edhe një shtetas i Serbisë
-
Shtetasi i Serbisë arrestohet në Bërnjak për falsifikim parash
-
Arrestohet një person në Podujevë, dyshohet për falsifikim të dokumenteve
-
Me dokumente false ia barti pronën e dikujt personave të tjerë, arrestohet