Ushtria e Indisë po rishikon procesin e saj të rekrutimit për personelin nën gradën e oficerëve, duke synuar të angazhojë trupa më të forta dhe më të reja në vijën e saj të frontit, shumë prej tyre me kontrata të shkurtra, më së shumti katër vjet, thanë zyrtarët e mbrojtjes të martën.
India, e cila ndan një kufi shumë të tensionuar me Pakistanin dhe është e përfshirë në një përplasje për Himalajet me Kinën, ka një nga forcat më të mëdha të armatosura në botë me rreth 1.38 milionë personel, shkruan Reuters.
Ushtarët janë rekrutuar nga ushtria, marina dhe forcat ajrore veçmas dhe zakonisht hyjnë në shërbim për një periudhë deri në 17 vjet për gradat më të ulëta.
Sipas stretegjisë së re, burrat dhe gratë midis moshës 17 e gjysmë dhe 21 vjeç do të angazhohen në forcat e armatosura, shumë prej tyre për një mandat maksimal katërvjeçar.
Një total, 46,000 ushtarë do të rekrutohen këtë vit me kontrata 4-vjeçare.
Edhe
Protestuesit djegin trenat në Indi
“Kjo skemë do të forcojë sigurinë e vendit dhe do t'u japë të rinjve tanë një mundësi për shërbimin ushtarak”, u tha gazetarëve në Nju Delhi, ministri i Mbrojtjes Rajnath Singh.
Zyrtarët ushtarakë thanë se sistemi i ri, i quajtur Agnipath, që do të thotë “rruga e zjarrit” në gjuhen indiane, do të ndihmonte në uljen e moshës mesatare të forcave të armatosura.