Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trazira në Indi shkaku i kushteve për rekrutim në ushtri

Së paku një person është vrarë të premten kur të rinjtë e revoltuar në disa pjesë të Indisë kanë djegur vagonët e trenave, kanë bllokuar autostradat dhe sulmuan policinë me gurë. Kjo ishte dita e dytë e demonstratave të dhunshme kundër ligjit të përkohshëm për rekrutim në ushtri.

Demonstratat e dhunshme kanë nisur kur Ministria e Mbrojtjes në Indi publikoi programin e ri të punëve me të cilin forcat e armatosura mund të rekrutojnë 46 mijë burra e gra nga mosha 17 deri në 21-vjeçare, mirëpo vetëm për katër vjet.

75 për qind e tyre do të pensionoheshin detyrimisht pas katër vjetësh pa përfitim të pensionit. Një i rekrutuar mund të shërbejë si ushtar për 35 vjet. Qeveria e kryeministrit Narendra Modi, i cili po përballet me vështirësi të mëdha për të fituar mandatin e ri në zgjedhjet e vitit 2024, është nën presion për të hapur vende të reja pune në periudhën kur ekonomia e Indisë po këndellet nga pandemia.

Ideja e planit është që rekrutimi kohëshkurtër në ushtri do të shërbente si trajnim me qëllim që pas katër vjetësh ata të kërkonin punë në polici ose në sektorin privat.