Bundestagu gjerman (dhoma e ulët e parklamentit) ka votuar të premten projektligjin që lejon shtetin të shkojë përpara me rekrutimin ushtarak.
Projektligji kontrovers mori një shumicë solide në fund, me 323 deputetë që votuan për dhe 272 kundër, me një abstenim, raportoi CNN.
Kjo lëvizje synon ta çojë numrin e forcave të armatosura të Gjermanisë në rreth 260,000 ushtarë nga 180,000 sa janë aktualisht deri në vitin 2035.
Ky projektligj nuk parashikon rekrutim të detyrueshëm, por e nxit rekrutimin vullnetar përmes masave si paga fillestare mujore prej 2,600 eurosh – një rritje prej 450 eurosh aktualisht.
Sipas sistemit të ri, të gjitha 18-vjeçarët do të marrin një pyetësor ku pyeten për interesin e tyre për të shërbyer në ushtri. Nga korriku 2027, djemtë do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të detyrueshme ushtarake sapo të arrijnë 18 vjeç.
Me këto reforma, Gjermania i bashkohet disa shteteve të tjera evropiane të cilat kanë paraqitur ose zgjeruar shërbimin ushtarak që pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
-
Qeveria gjermane miraton projektligjin për shërbimin vullnetar ushtarak
-
Danimarka zgjeron shërbimin e detyrueshëm ushtarak si përgjigje ndaj Rusisë dhe Trumpit
-
Gjermania sqaron: Të rinjtë s’kanë nevojë të marrin leje për udhëtime jashtë vendit
-
Gjermanët nën 45 vjeç mund të kenë nevojë për miratim ushtarak për qëndrime të gjata jashtë vendit
-
Riarmatosja që po trondit aleancën franko-gjermane