Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

India liron burrat që ishin dënuar me vdekje për përdhunimin e një të reje

Dhjetë vjet më parë kur një 19-vjeçare nga Delhi ishte gjetur e përdhunuar dhe e vrarë nga një bandë në fushat e Haryanas, u përshkruar si rast “tepër i rrallë”.

Indianët u befasuan nga lajmet që detajuan brutalitetin ndaj vajzës.

Tre burra, të arrestuar për krimin, u shpallën fajtorë dhe u dënuan me vdekje më 2014.

Por të hënën, Gjykata Supreme e Indisë i la të lirë ata, duke thënë se “nuk kishte dëshmi të qarta” se ata kishin kryer krimin, raportoi BBC.

Gjykatësit ngritën pyetje serioze për hetimin policor, duke kritikuar gjykatësit e mëparshëm që kishin dhënë dënimin.

Vendimi ka zemëruar prindërit e viktimës, aktivistët dhe avokatët.

Edhe Mjekët në Indi kërkojnë ligje të rrepta pas përdhunimit dhe vrasjes së koleges së tyre Botë Mjekët në Indi kërkojnë ligje të rrepta pas përdhunimit dhe vrasjes së koleges së tyre

“Kështu duket drejtësia në Indi në vitin 2022”, shkroi dikush në Twitter bashkangjitur me një fotografi të babait të vajzës.

“Kemi pritur 10 vjet për drejtësi. Kishim besim në drejtësi, besonim se Gjykata Supreme do ta konfirmojë dënimin me vdekje dhe se vrasësit e vajzës sime më në fund do të vareshin”, ka thënë babai.

Më 9 shkurt 2012, vajza po kthehej në shtëpi nga puna kur u rrëmbye nga një burrë me një veturë të kuqe. Krimi i tmerrshëm bëri bujë në Indi pasi trupi i saj gjysmë i djegur dhe i gjymtuar u gjet katër ditë më pas.