Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Në Indi, përdhunuesi me nënën e tij ia vunë flakën 15-vjeçares që e la shtatzënë

Një 15-vjeçare po trajtohet në një spital në Indi, pasi dyshohet se iu vu zjarri nga një djalë që akuzohet për përdhunimin e saj, raportoi të mërkurën CNN.

Kamlesh Kumar Dixit, polic në Uttar Pradesh, ka thënë se djali 18 vjeç dhe nëna e tij u arrestuan me dyshimin për tentim vrasje, pasi supozohet se i hodhën vajguri vajzës dhe ia futën flakën më 6 tetor.

Policia e akuzon djalin – i cili është kushëri i viktimës – për përdhunim, vepër nga e cila ajo mbeti shtatzënë.

Pasi mësoi për shtatzëninë e vajzës, familja e saj dhe ajo e përdhunuesit të dyshuar kanë diskutuar nëse ata të dy duhet t’i martojnë, tha Dixit.

Mediat indiane raportuan se vajza u josh për të shkuar në shtëpinë e djalit me pretekstin e martesës, por se në fakt iu vu flaka.

Edhe India liron burrat që ishin dënuar me vdekje për përdhunimin e një të reje Botë India liron burrat që ishin dënuar me vdekje për përdhunimin e një të reje

Nuk dihet gjendja shëndetësore e vajzës.

India përballet me raste të shpeshta dhunës kundër grave dhe vajzave.