Vdekja e një gruaje 20-vjeçare, e cila thuhet se u tërhoq zvarrë për gati një orë nga një veturë pas një përplasjeje në trafik në Delhi, ka shkaktuar zemërim dhe thirrje për drejtësi.
Gruaja po shkonte në shtëpi nga puna në orët e para të Vitit të Ri kur skuteri i saj dhe një veturë u përplasën. Raportet thonë se shoferi i veturës dhe katër pasagjerë, të gjithë burra, nuk u ndalën, duke e tërhequr trupin e saj zvarrë për kilometra nëpër rrugët e Delhit.
Ngjarja ka tronditur vendin dhe ka dominuar titujt kryesorë në Indi, ku vdekjet nga aksidentet rrugore janë ndër më të lartat në botë. Rreth 150,000 njerëz vriten në rrugë çdo vit, raportoi The Guardian.
Gruaja ishte e vetmja që punonte në familje dhe nënën e kishte të sëmurë. Familjes i është premtuar mbështetje nga autoritetet.
Autopsia tha se "goditja dhe hemorragjia si rezultat i dëmtimit të kokës para vdekjes, shtyllës kurrizore, femurit të majtë dhe të dy gjymtyrëve të poshtme" ishte shkaku i përkohshëm i vdekjes. Ai gjeti 40 “lëndime të jashtme para vdekjes” tek viktima.
Edhe
Të paktën 36 të vdekur në Indi nga rrotullimi i një autobusi
Familja e saj ka thënë se ajo ishte sulmuar seksualisht, duke shtuar se trupi i saj ishte pa rroba kur u zbulua. Policia tha se nuk gjeti lëndime që sugjeronin sulm seksual.
Burrat thanë se nuk e panë që trupi i gruas ishte kapur nën veturën ku ishin.