India po kërkon të distancohet nga furnizuesi i saj më i madh i armëve Rusia, pasi aftësia e kësaj të fundit për të furnizuar municione dhe rezerva është penguar nga lufta në Ukrainë, raportoi të dielën Reuters.
Importuesi më i madh i armëve në botë po kthehet ngadalë drejt Perëndimit, derisa Shtetet e Bashkuara synojnë të forcojnë lidhjet në rajonin Indo-Paqësor, duke hequr kombin e Azisë Jugore nga një varësi tradicionale nga Rusia.
Rusia furnizoi 65% të blerjeve të armëve të Indisë prej më shumë se 60 miliardë dollarë gjatë dy dekadave të fundit, sipas Institutit Ndërkombëtar të Kërkimit të Paqes në Stokholm.
Rusia i ka kërkuar publikisht Indisë të rrisë lidhjet e mbrojtjes, por kryeministri Narendra Modi e ka kthyer fokusin e tij në prodhimin vendas me teknologjinë perëndimore.
India pret të shpenzojë rreth 100 miliardë dollarë për urdhrat e mbrojtjes gjatë dekadës së ardhshme, ka njoftuar Ministri indiane e Mbrojtjes.
-
Putini dhe Modi dakordohen për zgjerimin e lidhjeve tregtare
-
SHBA-ja thotë se India ka përgjysmuar blerjet e naftës nga Rusia, burimet indiane e mohojnë
-
Trumpi thotë se Modi është pajtuar të mos blejë naftë ruse
-
India do të vazhdojë të blejë naftë nga Rusia, thonë burime qeveritare
-
Liderët e NATO-s prezantojnë marrëveshje armësh me vlerë dhjetëra miliarda dollarë