Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

India dhe Franca pajtohen të luajnë rol konstruktiv në Ukrainë

India dhe Franca kanë rënë dakord të "intensifikojnë koordinimin" në lidhje me përgjigjet ndaj luftës në Ukrainë, është bërë e ditur nga një deklaratë e përbashkët nga kryeministri indian Narendra Modi dhe presidenti francez, presidenti Emmanuel Macron, raporton CNN të premten.

Dyshja u takuan të mërkurën vonë, duke përfunduar turneun tre-ditor evropian të Modit, i cili përfshinte Gjermaninë, Danimarkën dhe Francën.

“Të dy liderët ranë dakord se koordinimi dhe angazhimi i ngushtë ishte i rëndësishëm. Kështu që India dhe Franca mund të luajnë një rol konstruktiv në situatën në zhvillim në Ukrainë”, ka thënë sekretari i Jashtëm indian Vinay Kwarta.

Ndërsa India edhe një herë nuk e dënoi pushtimin rus të Ukrainës, të dy "dënuan pa mëdyshje vdekjet e civilëve në Ukrainë dhe bënë thirrje për një ndërprerje të menjëhershme të armiqësive për të bashkuar palët për të promovuar dialogun dhe diplomacinë, për të gjetur një fund të menjëhershëm për vuajtjet e njerëzve”, thuhet më tej në deklaratën e përbashkët.

Përveç Ukrainës, të dy udhëheqësit diskutuan një sërë çështjesh, duke përfshirë Afganistanin, partneritetet e mbrojtjes, klimën, partneritetin strategjik në rajonin Indo-Paqësor dhe sigurinë globale të ushqimit.