Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Imamoglu premton fillim të ri për Stambollin

Foto: Reuters

Kandidati opozitar, Ekrem Imamoglu, e ka fituar përsëritjen e zgjedhjeve në qytetin më të madh turk, Stamboll.

Në fjalimin e fitores, ai ka thënë se ky është një fillim i ri për këtë qytet, transmeton KTV.

Kundërkandidati i tij, Binali Yildirim e ka pranuar humbjen dhe e ka uruar Imamoglun për fitoren.

Urim ka dërguar edhe presidenti Recep Tayip Erdogan, por ky rezultat është një goditje e rëndë për regjimin e tij.

“Sot, 16 milionë qytetarë të Stambollit kanë rikthyer besimin tonë në demokraci dhe kanë rifreskuar besimin tonë në drejtësi. Në këtë faqe të re të Stambollit nga sot do të ketë drejtësi, barazi, dashuri, tolerancë, derisa keqmenaxhimit të parasë publike, madhështisë, arrogancës e tjetërsimit të tjetrit do t’i vjen fundi”, u shpreh Imamoglu.