Një dyvjeçar është në mesin e 17 personave që vdiqën kur zjarri përfshiu një ndëresë në Bronx në New York, ka agjencia AP.
Policia e New York Cityt ka bërë të ditur emrat dhe moshat e tre viktimave të fundit të identifikuar, pas zjarrit të së dielës.
Isatou Jabbie 31-vjeçare, bashkëshorti i saj Hagi Jawara 47-vjeçar dhe i biri dyvjeçar Ousmane Konteh, janë viktimat e fundit të identifikuara.
Tetë fëmijët që vdiqën në zjarr ishin të moshës nga 2 deri 12 vjet. Viktima më e vjetër është një grua e moshës 50-vjeçare.
Shumica e viktimave janë migrantë nga zona e njëjtë në Gambi dhe disa familje kanë pasur disa viktima. Pesë anëtarë të një familje kanë vdekur në tentim për të ikur nëpër tymin në katin më të lartë.
Edhe
19 të vdekur nga një zjarr në New York, prej tyre nëntë fëmijë
Zjarri shpërtheu në katin e tretë të bllokut të apartamenteve. Tymi u përhap nëpër godinë.
Gjithë viktimat vdiqën nga tymi.
-
Ngjarje rëndë, theren për vdekje dy fëmijë në një apartament në New York
-
Së paku një i vdekur pas zjarrit në një apartament në Bronx
-
Konsullata thotë se ende nuk dihet nëse ka kosovarë në mesin e viktimave në Bronx
-
Ndezja e bredhit nga një fëmijë mund të ketë shkaktuar zjarrin vdekjeprurës në Philadelphia