Dy vëllezër – të moshave 11-muajshe dhe trevjeçare – janë therur për vdekje në apartamentin e tyre në New York City, ka njoftuar policia, raporton CNN.
Djemtë ishin gjetur në apartamentin në Bronx pa shenja jete me “plagë të shumta me mjet të mprehtë” që kishin marrë në qafë dhe trup, ka njoftuar Departamenti i Policisë së New Yorkut.
Fëmijët u dërguan në spital, ku u konfirmua vdekja e tyre.
Policia ka thënë se fillimisht kishte marrë të shtunën mbrëma një telefonatë për një grua të shqetësuar emocionalisht. Gruaja u ndalua dhe më pas u dërgua në spital për kontroll mjekësor. Por, disa minuta më vonë policia ka marrë një telefonatë tjetër për dy fëmijë që nuk po reagojnë dhe kanë plagë. Bëhej fjalë për të njëjtin lokacion.
Policia ka treguar se kishte tentuar të ringjallte fëmijët por pa sukses.
Nëna 24-vjeçare e tyre është në ndalim policor dhe hetimet po vazhdojnë. Babai i fëmijëve nuk është ndaluar.