Një familje katëranëtarëshe është gjetur e vdekur në një banesë në New York të martën. Prindërit dhe fëmijët, 1 dhe 3 vjeç, ishin therur me thikë.
Policët, që u thirrën për kontroll të mirëqenies në Manhattan, gjetën trupat e djemve të vegjël, së bashku me burrin 41-vjeçar dhe gruan 40-vjeçare, raporton AP.
Të rriturit kishin lëndime në qafë dhe fëmijët kishin plagë në trup, kanë bërë të ditur autoritetet policore.
Zyrtarët e urgjencës konstatuan në vendngjarje vdekjen e të gjithëve. Kur policia ka arritur në banesë ka gjetur derën të mbyllur dhe ka kërkuar ndihmën e zjarrfikësve për të hyrë brenda.
Zyrtarët po hetonin nëse vdekjet mund të kishin qenë rezultat i një vrasje-vetëvrasjeje.
Emrat e viktimave nuk janë bërë të ditur menjëherë.
-
Katër të vdekur në New York pas një sulmi me thikë, dy prej tyre fëmijë
-
Ngjarje rëndë, theren për vdekje dy fëmijë në një apartament në New York
-
Gjenden të vdekur nëna dhe katër fëmijët në një banesë në Paris
-
Amerikani vret tre persona pasi nuk ia paguan qiranë
-
Babai vret tre djemtë e tij në Ohio të SHBA-së