Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Amerikani vret tre persona pasi nuk ia paguan qiranë

Një 54-vjeçar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vrarë qiramarrësit e tij brenda një shtëpie në New York të martën, ka njoftuar policia, shkruan ABC.

Zyrtarët thonë se viktimat, dy gra dhe një burrë, u gjetën të vdekur brenda shtëpisë së marrë me qira.

Ata u shpallën të vdekur në vendngjarje, pasi kishin marrë plagë të rënda me thikë.

Sipas policisë, besohet se gjithçka ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje të vazhdueshme për mospagesën e qirasë.

Një grua u gjet në katin e dytë të shtëpisë dhe dy viktimat e tjera ndodheshin në dhomën e gjumit të një apartamenti në bodrum.

Policia thotë se një nga gratë, që besohet të jetë 51 vjeç, u gjet me fytyrë poshtë në shtratin e saj. Është e paqartë nëse viktimat janë therur me thikë në gjumë.

Edhe Katër të vdekur në New York pas një sulmi me thikë, dy prej tyre fëmijë Botë Katër të vdekur në New York pas një sulmi me thikë, dy prej tyre fëmijë

Pronari, që dyshohet të jetë dorasi, u arrestua.

Fqinjët kanë thënë se qiradhënësi dhe qiramarrësit ishin të sjellshëm, por nuk kanë qenë shumë social.