Një burrë ka pranuar gjatë një interviste televizive se ka vrarë prindërit e tij dhe i ka varrosur në oborrin e shtëpisë së tyre në New York tetë vjet më parë. Pasi doli nga studioja televizive ai u arrestua.
Dëshmia tronditëse e 53-vjeçarit Lorenz Kraus përpara kamerës erdhi një ditë pasi policia ka thënë se ka gjetur dy trupa në një shtëpi në Albany si pjesë e hetimit që zbuloi se prindërit e Krausit ende merrnin para nga Sigurimi Social pavarësisht se nuk ishin parë prej vitesh.
Lorenz Kraus kontaktoi kanalin lokal të transmetimit “CBS6” dhe mbajti gjysmë ore intervistë, ku përshkroi vrasjet e prindërve të moshuar.
Kraus fillimisht nuk pohoi se i kishte vrarë, por më vonë ai e pranoi pasi u pyet disa herë nga gazetari. Ai tha se prindërit nuk i kërkuan t’i vriste, por se “ata e dinin se po shkonin drejt fundit”. Pas tetë minutave në intervistë, Kraus ka thënë se ai i kishte ngufatur të dy.
“Unë bëra detyrën time ndaj prindërve të mi”, tha ai.
Kraus u arrestua pas daljes nga studioja dhe akuzohet me dy akuza për vrasje.
-
Vrau prindërit dhe jetoi me trupat e tyre për 4 vjet, dënohet me burgim të përjetshëm anglezja
-
Gjendet i vdekur një burrë në Dragash
-
Lushnjë, një person vret nënën e plagos rëndë babanë
-
Vrasja e mistershme – mendonin që ishte natyrale, por provat ishin aty
-
Nick Reiner akuzohet ishte fshehur dhe po priste prindërit e tij për t’i sulmuar para se t’i vriste