Një grua që vrau prindërit e saj dhe jetoi me trupat e tyre për katër vjet është dënuar me burgim të përjetshëm.
Virginia McCullough helmoi babanë e saj, John McCullough, 70 vjeç, me ilaçe të cilat i shtypi dhe i futi në pijet e tij alkoolike, ka thënë prokurorja Lisa Wilding KC në një gjykatë në Angli. Më pas ajo vrau nënën e saj, Lois McCullough, 71 vjeç, të nesërmen.
Në gjyq u tha se McCullough "rrahu nënën e saj me çekiç dhe e goditi disa herë në gjoks me një thikë kuzhine".
Të dyja vrasjet ndodhën në qershor të vitit 2019 në shtëpinë e çiftit në Essex, ku vajza e tyre vazhdoi të jetonte me trupat e pajetë të prindërve për katër vitet e ardhshme.
McCullough "ndërtoi një varr të improvizuar" për babanë e saj. “Varri” u gjet në dhomën e gjumit, i mbuluar me batanije të shumta dhe një numër fotografish mbi të. Ndërsa, trupin e nënës e fshehu në një thes gjumi brenda gardërobës në një dhomë.
Edhe
Dënohet me burgim të përjetshëm gruaja nga Zelanda e Re që vrau dy fëmijët e saj
Vrasjet e zbuluan pasi ata munguan shumë herë nëpër takimet e caktuara më herët te mjekët dhe Policia u fut në forcë në shtëpi më 15 shtator 2023. Për vite McCullough tha gënjeshtra për vendndodhjen e tyre, duke thënë se ata ishin keq me shëndet, se ishin me pushime apo në ndonjë udhëtim të gjatë.
36-vjeçare ia tregoi në detaje Policisë tërë ngjarjen, se si i kishte vrarë prindërit dhe ku i kishte fshehur armët e përdorura.
-
Australiania që vrau me kërpudha helmuese tre të afërmit e saj dënohet me burgim të përjetshëm
-
SHBA - Burri zbulon në intervistë televizive se vrau e varrosi prindërit e tij
-
60-vjeçarja arrestohet për tri vdekje “të pashpjegueshme” në shtëpinë e kujdesit në Angli
-
Burgim i përjetshëm për amerikanin që vrau prindërit e vëllain