Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Konsullata thotë se ende nuk dihet nëse ka kosovarë në mesin e viktimave në Bronx

Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në New York ka thënë se ende nuk dihet nëse ka viktima nga Kosova në tragjedinë në New York.

Në zjarrin që shpërtheu në një ndërtesë banimi në Bronx të dielën, vdiqën 19 persona, prej tyre 9 fëmijë.

Nga Konsullata është thënë se ende nuk është konfirmuar identiteti i viktimave.

“Të prekur thellë nga tragjedia e sotme në Bronks të Nju-Jorkut. Zjarri, i cili kaploi një ndërtesë banimi, la të vdekur 19 persona, 9 prej tyre fëmijë. Identiteti i viktimave akoma nuk është konfirmuar. Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju-Jork është në kontakt me autoritetet lokale dhe, deri më tani, nuk kemi informatë nëse ndonjë shtetas ynë ka pësuar në këtë tragjedi”, thuhet në postimin e Konsullatës në New York.