I dyshuari për therjen me thikë të shkrimtarit Salman Rushdie javën e kaluar në New York, të enjten është deklaruar i pafajshëm në akuzat për tentativë për vrasje dhe sulm të shkallës së dytë, shkroi Reuters.
Hadi Matar, 24 vjeç, akuzohet se plagosi 75-vjeçarin Rushdie të premten, pak para se autori të mbante një fjalim në skenë në një vendstrehim arsimor pranë liqenit Erie.
Rushdie u shtrua në spital me lëndime të rënda, porse ka arritur të marrë veten.
Akuza për tentativë vrasjeje të shkallës së dytë mund të dënohet maksimalisht 25 vjet burgim.
Paraqitja e radhës e Matarit në gjykatë është caktuar për 22 shtator.