Sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt ka deklaruar se i dërguari special i Trumpit për Lindje të Mesme, Steve Witkoff do të udhëtojë për në Moskë këtë javë për bisedime rreth armëpushimit në Ukrainë.
“Witkoff do të udhëtojë për në Moskë më vonë gjatë javës”, ka deklaruar Leavitt, pasi presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se negociatorët e SHBA-së “janë duke shkuar në Rusi”.
Takimet pritet të zhvillohen për të negociuar rreth armëpushimit 30-ditor në luftën pushtuese në Ukrainë, pasi ditë më parë, presidenti ukrainas Zelensky e ka pranuar planin për armëpushim 30-ditor.
Shtëpia e Bardhë gjithashtu ka konfirmuar se këshilltari i sigurisë kombëtare i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Waltz, ka folur sot me homologun e tij rus, ka raportuar “The Guardian”.
-
I dërguari i Trumpit mbërrin në Moskë për bisedime me Putinin
-
I dërguari i Trumpit shkon këtë javë në Moskë për fundin e luftës në Ukrainë
-
Të dërguarit e SHBA-së shkojnë në Ukrainë për bisedime pas takimit me Putinin në Rusi
-
SHBA-ja çon në Rusi propozimin për t’i dhënë fund luftës
-
Emisarët amerikanë mbërrijnë në Moskë para bisedimeve për Ukrainën