I dërguari i presidentit rus Vladimir Putin, Kirill Dmitriev, tha të enjten se ka pasur përparim dhe një lëvizje pozitive përpara në negociatat për paqen në Ukrainë. Dmitriev u shpreh kështu para fillimit të takimit dyditor në Abu Dhabi në mes delegacioneve nga SHBA-ja, Ukraina dhe Rusia në bisedimet për ndaljen e luftës në Ukrainë.
Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt të vitit 2022 pas tetë vjetësh luftimesh në lindje, që shihet si lufta më vdekjeprurëse në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore dhe përballjen më të madhe midis Moskës dhe Perëndimit që nga Lufta e Ftohtë, ka shrkuar Reuters.
Dmitriev, i dërguari i Putinit, i cili ka luajtur një rol qendror në negociatat e ndërmjetësuara nga SHBA-të për Ukrainën, tha se “nxitësit e luftës” nga Evropa dhe Britania po përpiqen vazhdimisht të ndërhyjnë në këtë proces.
“Dhe sa më shumë përpjekje të tilla të ketë, aq më shumë shohim se po bëhet përparim”, u tha ai gazetarëve përpara bisedimeve. “Ka lëvizje pozitive përpara”.
Ai tha se po punohet aktivisht për rivendosjen e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara, përfshirë brenda kuadrit të një grupi pune SHBA-Rusi për ekonominë.
-
Bisedimet për Ukrainën - Witkoff thotë se është bërë “përparim domethënës”
-
Ukraina dhe Rusia përfundojnë bisedimet në Abu Dhabi me marrëveshje për të burgosurit
-
Putini pret sot të dërguarit e Trumpit për të diskutuar për Ukrainën
-
Bisedimet SHBA-Ukrainë në Miami nuk sjellin përparim të madh
-
SHBA-ja thotë se është shënuar progres në bisedimet me ukrainasit për ndaljen e luftës