I dërguari i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për Lindjen e Mesme, ka deklaruar të mërkurën se do të zhvillojë një vizitë në rajon për të qenë pjesë e asaj që ai e quan, ekip inspektimi, që është vendosur rreth Gazës për t'u siguruar që armëpushimi po zbatohet, ka raportuar agjencia e lajmeve Reuters.
Në një intervistë për Fox News, i dërguari Steve Witkoff, ka shtuar se ai beson se të gjitha shtetet në rajon do të bashkëpunojnë t’i normalizojnë marrëdhëniet me Izraelin. Pas pyetjeve për shtete specifike ai ka përmendur Katarin, duke thënë se ai ishte lojtar kyç në arritjen e marrëveshjes për armëpushimin në Gaza.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKatari, Egjipti dhe SHBA-ja kanë ndërmjetësuar një marrëveshje me disa faza në mes Izraelit dhe grupit militant Hamas. Dy vendet arabe kanë vendosur një pikë komunikimi në Kajro për të vendosur për problemet e reja në mes Izraelit e Hamsit.
Witkoff ka deklaruar se implementimi i marrëveshjes, e cila hyri në fuqi të dielën, mund të jetë i vështirë.