Bordi i Paqes i Donald Trumpit, në të cilin bën pjesë edhe Kosova, i ka paraqitur Hamasit një propozim me shkrim se si mund të dorëzojë armët, një hap që militantët palestinezë deri më tani kanë refuzuar ta ndërmarrin, ndërsa presidenti amerikan vazhdon me planin e tij për të ardhmen e Gazës, shkruan Reuters.
Propozimi iu dorëzua Hamasit gjatë takimeve në Kajro gjatë javës së kaluar.
Në bisedime morën pjesë Nickolay Mladenov dhe Aryeh Lightstone. Mladenov është i dërguari i Bordit të Paqes i emëruar nga Trump në Gazë. Lightstone është ndihmësi i të dërguarin special të Trumpit, Steve Witkoff.
Plani i Trumpit për Gazën, për të cilin Izraeli dhe Hamasi ranë dakord në tetor, parashikon tërheqjen e trupave izraelite nga Gaza dhe fillimin e rindërtimit, si dhe çarmatosjen e Hamasit.
Mladenov ka thënë të enjten se po bëhen përpjekje serioze për të sjellë lehtësim në Gazën e shkatërruar nga lufta, me një kornizë të dakorduar nga ndërmjetësit që mund të çojë përpara rindërtimin në enklavë, pjesa më e madhe e së cilës është në rrënoja.
Përfaqësuesit e Hamasit nuk janë deklaruar ende rreth raportit. Bisedimet mbi çarmatosjen e Hamasit janë pezulluar që nga fillim i luftës SHBA-Izrael kundër Iranit.
-
Kushner diskuton me Netanyahun planin për Gazën, pas takimit me Hamasin
-
Kushneri shkon në Izrael për të shtyrë përpara planin e paqes për Gazën
-
Bordi i Paqes lëshon kontratën e parë të ndërtimit në Gazë
-
Trumpi thotë se është arritur marrëveshje për çarmatimin e plotë të Hamasit
-
Tkurret plani i Bordit të Paqes në Gaza