I arrestuari në Buckingham Palace të Londrës, pranë pallatit mbretëror, raportohet se para sulmit po vraponte me një hanxhar 1 metër e gjysmë, ndërsa bërtiste “Allahu Ekber”.
Dean Haydon, kreu i ekipit kundër-terrorizmit, ka thënë se 26-vjeçari është arrestuar menjëherë dhe tani është në paraburgim, shkruan BBC, transmeton Koha.net.
I njëjti ka sulmuar tre policë të cilët kanë marrë lëndime, prerje nëpër duar e trup, të cilët tani janë duke u trajtuar.
Raportohet se asnjëri nga anëtarët e familjes mbretërore nuk ishin në pallat gjatë kohës kur ndodhi sulmi.
Sulmi po trajtohet si akt terrorist.
Artikuj të ngjashëm