Policia britanike thotë se e ka arrestuar edhe personin e dytë lidhur me sulmin kundër tre oficerëve të policisë, nga një person me thikë në Pallatin Buckingham në Londër.
Personi 30 vjeçar është arrestuar në pjesën perëndimore të Londrës i dyshuar se ishte “i involvuar në planifikimin, përgatitje ose nxitje të terrorizmit”, tha sot policia.
Para dy ditësh një person e ka sulmuar minibusin e policisë në rezidencën zyrtare të Mbretëreshës në Londër dhe është mbajtur nga tre oficerët e policisë, të cilët pësuar lëndime të vogla.
Policia tha se personi 26 vjeçar, i cili ishte arrestuar në vendin e ngjarjes, tash për tash mbetet në paraburgim deri më 1 shtator.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet i dyshuari i tretë për sulmin në Londër
-
Sulm tjetër me hanxhar, tash në Londër
-
Shtetasi britanik arrestohet në lidhje me incidentin pranë bazës RAF Fairford
-
S’ka indikacione për terrorizëm në sulmin në tren, thotë policia në Londër
-
Shpërthim i kontrolluar në Pallatin Buckingham, arrestohet një person