Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Hyn në krah të kundër në autostradë, 3 persona të vdekur në Angli

Tre persona mbetën të vdekur në një aksident të ndodhur një ditë më parë në Angli kur një automjet ishte duke lëvizur në kahun e kundër në autostradë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00 të së hënës, ndërsa disa automjete u përfshinë në të. Aksidenti më i rëndë ishte mes një Ford Mondeo, Ford Focus e një Subaru, ku humbën jetën 3 persona, transmeton tch.

Ngjarja është filmuar nga një tjetër automjet dhe video është shpërndarë me shpejtësi në internet.