Të paktën tre persona kanë vdekur pasi reshjet e borës çuan në një aksident me shumë automjete në një autostradë në Pensilvani të hënën, konfirmoi për CNN-in, zëdhënësi i Zyrës së mjekësisë ligjore, John Mika.
Mjegulla e dendur dhe reshjet shkaktuan një grumbullim masiv prej rreth 40 automjetesh në autostradën Interstate 81.
Rreth 20 njerëz u dërguan në spitalet e zonës, sipas John Blickley, zv.koordinator i menaxhimit të urgjencës për qarkun Schuylkill.
Disa kompani zjarrfikëse u angazhuan në vendin e ngjarjes, pasi disa automjete ishin në flakë, ka thënë Blickley.
Departamenti i Transportit të Pensilvanisë shkroi në një postim në Twitter të hënën se të gjitha korsitë e autostradës u mbyllën në vendin ku ndodhi përplasja.