Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Përplasen rreth 50 vetura në një autostradë në SHBA, raportohet për shumë të vdekur

Shumë persona kanë vdekur si pasojë e një përplasjeje makinash që ka ndodhur në Charleston të Missourit në SHBA, e ku u përfshin deri në 50 vetura.

Përplasja është shkaktuar nga shoferi i një prej veturave, pasi besohet se ka frenuar me vonesë, derisa në atë moment kishte edhe mjegull të dendur në autostradë, raportoi "Daily Mail" të enjten.

“Ky është një incident i madh me përplasje të shumta që përfshijnë disa rimorkio traktori dhe viktima”, ka njoftuar Departamenti i Sigurisë Publike në Missouri, në Facebook.

"Të dy drejtimet janë të mbyllura dhe një pastrim në shkallë të gjerë është duke u zhvilluar, si dhe vazhdimi i hetimit të skenës së aksidentit të madh nga Patrulla e Autostradave të Shtetit të Missourit”, thuhet më tej në njoftim.

Videot rrëqethëse nga vendi i ngjarjes tregojnë kamionë të përfshirë në zjarr dhe tym të madh.

Patrulla e autostradës së shtetit të Missourit konfirmoi të paktën një vdekje, mirëpo mendohet se numri i viktimave mund të jetë më i madh.

Image