Zyrtarët amerikanë thonë se së paku tre vetë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, kur një tren i shpejtë ka dalë nga binarët në një autostradë në shtetin Uashington, në pjesën veriperëndimore të Shteteve të Bashkuara.
Kjo fatkeqësi hekurudhore ka ndodhur 65 kilometra në jug të qytetit Sietël, gjatë orëve të mëngjesit të djeshëm.
Pamjet nga vendi i përplasjes së rëndë tregojnë se si 13 prej gjithsej 14 vagonëve të trenit duke rënë nga një urë, ndërsa njëri prej tyre ishte përmbysur dhe përplasur në një autostradë, shkruan rel.
Kompania Amtrak tha se treni po udhëtonte për në Portlend të Oregonit dhe se në të ishin 77 udhëtarë dhe shtatë anëtarë të ekuipazhit.
Artikuj të ngjashëm
-
Tre të vdekur e dhjetëra të lënduar nga përplasja e trenit me një kamion në SHBA
-
Të paktën 3 të vdekur e 50 të lënduar pasi një tren del nga shinat në SHBA
-
Treni del nga shinat, 2 të vdekur në Karolinën e Jugut
-
Treni del nga shinat në Washington, ka viktima
-
Gjenden gjashtë persona të vdekur brenda një treni në SHBA