Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tre të vdekur e dhjetëra të lënduar nga përplasja e trenit me një kamion në SHBA

Të paktën tre persona kanë vdekur e dhjetëra të tjerë janë lënduar, pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat dhe u përplas me një kamion, në Missouri të SHBA-së.

Rreth 243 pasagjerë ishin në bordin e trenit Los Anxhelos- Chicago kur ai doli nga shinat në një vendkalim hekurudhor pranë qytetit Mendon, raportoi BBC-ja të martën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas raporteve zyrtare, shtatë vetura dhe dy lokomotiva janë përfshirë në aksident, i cili ka ndodhur rreth orës 12:42 sipas kohës lokale.

Amtrak - operatori kombëtar hekurudhor i SHBA-së, ka thënë përmes një deklaratë se treni "Southwest Chief" që udhëtonte në drejtim të lindjes nga Los Angeles goditi një kamion pranë Mendon, një qytet me rreth 160 banorë që ndodhet 135 km nga Kansas City.

Zyrtarët e Patrullës së Autostradës së Misurit konfirmuan se të vdekurit si pasojë e aksidentit janë dy persona në tren dhe një person në kamion.

{gallery}