Zyrtarët amerikanë thonë se një tren pasagjerësh i kompanisë Amtrak doli nga shinat dhe u përplas me një tren mallrash sot në mëngjes në shtetin e Karolinës së Jugut.
Me këtë rast u vranë dy persona dhe duke plagosur të paktën 70 të tjerë.
Zyrtarët lokalë thanë se të plagosurit kanë lëndime të shkallëve të ndryshme, transmeton Zëri i Amerikës.
Treni Amtrak po udhëtonte nga New Yorku në Majami kur u përplas dhe doli nga shinat pranë qytetit Columbia në Karolinën e Jugut.
Treni kishte 139 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit.
Artikuj të ngjashëm
-
Tre të vdekur e dhjetëra të lënduar nga përplasja e trenit me një kamion në SHBA
-
Të paktën 3 të vdekur e 50 të lënduar pasi një tren del nga shinat në SHBA
-
Nga përplasja e trenit në SHBA kanë humbur jetën 3 vetë
-
Treni del nga shinat në Washington, ka viktima
-
Shkon në 10 numri i të vdekurve nga dalja e trenave nga shinat në Spanjë