Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident me fatalitet në autostradën “Arbën Xhaferi”

Foto: Koha

Dje në autostradën “Arbën Xhaferi”, ka ndodhur një aksident me fatalitet.

“Është raportuar për një aksident trafiku në mes dy veturave dhe një kamionetë me targa vendore. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe tre persona tjerë meshkuj K/Shqiptarë. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, mirëpo pas pak njëri nga të lënduarit ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e policisë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje.