Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Houthët fajësojnë Sauditët për vrasjen e 30 personave në Jemen

Rebelët Houthi në Jemen, kanë fajësuar koalicionin e prirë nga Arabia Saudite, për sulmin që la të vdekur 30 persona. Rebelët kanë deklaruar se sauditët kanë përdorur raketa në sulmin që shkatërroi dhjetëra objekte në Jemen.

Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se në mesin e të vrarëve në provincën Al-Jawf, ka gra e fëmijë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sulmi i Arabisë Saudite u realizua, pasi Houthët pohuan të kenë rrëzuar një aeroplan lufte të koalicionit saudit, transmeton KTV. Mirëpo, zyrtarë të këtij koalicioni, kanë deklaruar se ky aeroplan u rrëzua në një incident të zakonshëm dhe jo nga raketat e kryengritësve Houthi.

Koalicioni saudit ka intervenuar në Jemen gjatë vitit 2015, pasi Houthët rrëzuan qeverinë e njohur nga shtetet perëndimore.

Konflikti tash e pesë vjet konsiderohet si një luftë mes Arabisë Saudite dhe shiitëve të Iranit.