Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Hoti poston video nga bombardimet në Kiev: Ukraina do ta fitojë këtë luftë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka publikuar një video nga bombardimet në Kiev mëngjesin e së hënës.

Ai ka shkruar në profilin e tij në Facebook se videon ia ka dërguar një nga deputetët e Parlamentit të Ukrainës.

Hoti ka shkruar Kosova është me popullin ukrainas, duke shtuar se ata do ta fitojnë këtë luftë.

“Kosova është me popullin ukrainas. Ata do ta fitojnë këtë luftë, sepse po luftojnë për pragun e shtëpisë dhe për fëmijët e tyre. E gjithë bota demokratike duhet ta ndihmojnë Ukrainën, sepse po e mbron rendin demokratik botëror”, ka shkruar ai.