Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova qëndron e palëkundur në mbështetjen ndaj Ukrainës.
Në ditën kur dy vjet më parë Rusia pati nisur pushtimin e Ukrainës, Kurti ka thënë se përballë agresionit brutal, populli ukrainas i ka rezistuar me sukses përpjekjes së Rusisë për të kapur dhe pushtuar Kievin.
“Ushtarët e tyre vazhdojnë luftën e një populli të tërë – të guximshëm dhe të vendosur si kurrë më parë. I përshëndesim dhe i garantojmë mbështetjen tonë të palëkundur, derisa fitorja të jetë e tyre”, ka shkruar ai në platformën X.
Edhe presidentja Vjosa Osmani gjatë ditës ka shkruar se qëndrojnë krah Ukrainës duke e ditur se sa i lartë është çmimi për lirinë.
Artikuj të ngjashëm
-
Kosova krah Ukrainës, deri në fitore
-
Kurti: Solidariteti i Kosovës me Ukrainën nuk ka qenë kurrë transaksion
-
Kurti: Kosova zgjodhi të mos jetë vëzhguese, sanksionoi Rusinë për luftën në Ukrainë
-
Kurti: Qëndrojmë me Ukrainën dhe e kuptojmë dhimbjen e popullit
-
Osmani uron ukrainasit: Kosova qëndron me ju