Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Hollande përkrah kandidatin e qendrës, Emmanuel Macron

Presidenti francez, François Hollande u shpreh sot se në raundin e dytë të presidencialeve më 7 maj, do të votojë për kandidatin e qendrës Emmanuel Macron, pasi kandidatja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen do të ishte, sipas tij, “një rrezik për të ardhmen e vendit”.

“Prania e ekstremit të djathtë na vë sërish përballë një rreziku për vendin tonë. Përballë një rreziku të tillë, mobilizimi është i nevojshëm si dhe kthjelltësia e vendimmarrjes. Unë personalisht do të votoj për Emmanuel Macron”, deklaroi presidenti socialist gjatë një fjalimi solemn një ditë pas raundit të parë të zgjedhjeve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Presidenti në ikje, hoqi dorë nga kandidatura e mundshme për një mandat të dytë pesëvjeçar pas ushtrimit të funksionit në krye të Elysees.