Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Macroni fiton mandatin e dytë presidencial

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka fituar mandatin e dytë, tregojnë të dhënat e para të projeksioneve, pas mbylljes së qendrave të votimit në orën tetë.

Macroni ka fituar 58.2 për qind të votave, raporton France 24, duke iu referuar rezutateve të Institutit të anketimeve, Ipsos.

Rivalja e tij e së djathtës ekstreme, Marine Le Pen, ka fituar 41.8 për qind të votave të balotazhit në zgjedhjet me daljen më të madhe të votuesve në pesëdhjetë vitet e fundit në Francë.

Liderë të BE-së si presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, e kanë uruar Macronin për fitoren.

Marine Le Pen shprehu mirënjohjen për njerëzit që e votuan.

Edhe Macroni shpërndan Parlamentin francez pas fitores së të djathtës ekstreme Botë Macroni shpërndan Parlamentin francez pas fitores së të djathtës ekstreme

“Këtë Francë shumë të harruar, ne nuk e harrojmë".


Macron: Jam president i të gjithëve

Presidenti francez, Emanuel Macron, i ka falënderuar të gjithë votuesit, derisa tha se tani pas rizgjedhjes do të jetë president i të gjithëve.

"Nga tani, nuk jam një kandidat i njërit kamp, por president i të gjithëve".

Edhe Sot mbahet rundi i dytë i zgjedhjeve parlamentare në Francë Botë Sot mbahet rundi i dytë i zgjedhjeve parlamentare në Francë

“Një shumicë ka zgjedhur të më besojë mua”, tha ai, derisa shtoi se është detyrë e tij t’i adresojë problemet e atyre që votuan për të djathtën ekstreme.

“Unë do të punoj për një shoqëri më të drejtë dhe barazi mes burrave dhe grave. Ne duhet të tregojmë respekt sepse vendi ynë është i ndarë, askush nuk do të lihet anash. Kjo epokë e re nuk do të vazhdojë me metodat e pesë viteve të fundit. Lufta e Ukrainës tregon se po jetojmë kohë tragjike”, deklaroi Macron, raporton BBC.