Nuk kanë kaluar as dy muaj që kur Emmanuel Macron fitoi bindshëm edhe një mandat si president i Francës, por ai të dielën (sot) shpreson në një rezultat pozitiv në zgjedhjet parlamentare në mënyrë që të mos pengohet në realizimin e reformave të planifikuara.
Në Francë sot mbahet rundi i dytë i zgjedhjeve parlamentare, për të vendosur se kush do ta kontrollojë Parlamentin e Francës, raporton BBC.
Macron mposhti ekstremin e djathtë në prill, por kësaj radhe sfida është më e vështirë.
Jean-Luc Melenchon i ekstremit të majtë drejton aleancën e gjelbër të majtë që përfundoi shumë afër me Macronin në rundin e parë një javë më parë.
Aleanca e quan veten Nupes dhe në sondazhe thuhet se kjo aleancë e majtë mund ta ndalojë Macronin të fitojë 289 ulëse që i duhet për ta pasur shumicën në Parlament. Macron drejton aleancën centriste, Ensemble.
Por, aleanca Nupes ka bërë për vete votuesit me premtimin për të ulur çmimet, për të ulur moshën e pensionimit dhe për të luftuar ndryshimet klimatike.
-
Koalicioni i majtë në Francë nis bisedimet për formimin e qeverisë
-
E djathta ekstreme dështon ta fitojë shumicën në zgjedhjet në Francë, sipas sondazheve
-
Franca voton në rundin e dytë të zgjedhjeve
-
Në Francë synohet krijimi i një fronti për ta mbajtur “Tubimin Kombëtar” larg pushtetit
-
Macroni shpërndan Parlamentin francez pas fitores së të djathtës ekstreme