Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Macron i bindur se do ta mposhtë nacionalisten Le Pen

Francezët bëhen gati për të votuar, garë e fortë mes Macronit e Le Penit

Presidenti francez është takuar me banorë të qytetit verior Denain, ku rivalja e tij e së djathtës ekstreme ka fituar 41 për qind të votave krahasuar e 14 për qind të mbështetjes së shprehur për Emanuel Emanuel Macronin në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të së dielës.

Macroni është takuar me banorë të rrethinës, shumë prej të cilëve e kanë kritikuar për ndryshimet e tij të propozuara për skemat e pensioneve, që përfshijnë ngritjen e moshës minimale nga 65 në 62.

Kryetarja e qytetit ka thënë se do të votojë për Macronin pa asnjë hezitim në rundin e dytë, por ka thënë se do të ngulmojë që presidenti centrist të marrë parasysh edhe propozimet majtiste. Me shumicën e votave të numëruara për 12 kandidatët për president në raundin e parë, Macroni ka fituar 27 për qind kundrejt Marine Le Penit në vendin e dytë me 23 për qind.

Kandidati i së majtës ekstreme, Jean-Luc Melencon, ka dalë i treti më 22 për qind. Macroni ka dalë më mirë se në raundin e parë të zgjedhjeve të vitit 2017, pavarësisht se presidenca e tij është përballur me protestat e jelekëverdhëve, pandemisë dhe luftës së Rusisë në Ukrainë.

Mbështetësit e Le Penit ndërkaq janë shprehur të bindur se do të fitojnë balotazhin e 24 prillit, ani pse vetëm kandidati Erik Zemour u ka bërë thirrje përkrahësve të tij ta votojnë Le Penin.