Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Hetuesia rumune kryen aksione nëpër shtëpi për rastin e Andrew Tate

Agjencia rumune kundër krimit të organizuar ka kryer shtatë kontrolle shtesë nëpër shtëpi, si proces i hetimit që po kryhet ndaj influencuesit kontrovers të mediave sociale, Andrew Tate, tha një zyrtar të enjten.

Ramona Bolla, zëdhënëse e agjencisë, DIICOT, tha se kërkimet po bëhen në qarqet e Bukureshtit, Ilfov dhe Prahovës "për të marrë prova të mëtejshme", raportoi Associated Press.

Tate, 36 vjeç me prejardhje britaniko-amerikane ka 4.5 milionë ndjekës në Twitter, nderkohë që u arrestua më 29 dhjetor në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht, me akuzën se ishte pjesë e një grupi të krimit të organizuar, trafikim njerëzor dhe përdhunim. Vëllai i tij, Tristani, dhe dy gra rumune u arrestuan gjithashtu.

Të martën, një gjykatë la në fuqi masën e 30 dhjetorit për të zgjatur paraburgimin e tyre nga 24 orë në 30 ditë.

Kërkimet e së enjtes vijnë një ditë pasi Tate humbi një apel të dytë këtë javë në një gjykatë në Bukuresht, ku ai kundërshtoi sekuestrimin e aseteve nga prokurorët në bastisjet e fundit të dhjetorit, duke përfshirë pronat, tokat dhe një flotë makinash luksoze. Deri më tani janë sekuestruar edhe më shumë se 10 prona dhe toka në pronësi të kompanive të regjistruara te vëllezërve Tate.